Nesturi: Politika po distancohet nga krimi për vota, e ka haraçin shumë të rëndë pas zgjedhjeve

Fushata ka nisur me ngjarje kriminale por analisti Plator Nesturi i ftuar në "Drejt" thotë se në këto zgjedhje përfshirja e elementëve kriminale nga politika është e vogël.

Sipas tij, politikanët e kanë kuptuar se forca e krimit me efekt elektoral është shumë më e vogël nga ajo që pretendohet.

Nesturi: Krimi ka axhendën e vet por gjithë problemi është se kjo axhendë a ndërthuret me axhenda politike sidomos në kohë zgjedhjesh apo kjo është axhendë e tioj. Ky është problemi parësor. Vërtet kemi dy personazhe që janë bërë akte kriminale ndaj tyre dhe kanë pasur një begraund politik. Te ne përdoret kjo edhe për një grusht votash më shumë. Nuk kemi pasur pak raste të përzierjes së politikës me krimin. Kjo ka ardhur duke u zbehur, ka një lloj stepje të dyanshme. Në këto zgjedhje është shumë i zbehur. Politikanët kanë kuptuar se forca e krimit me efekt elektoral nuk është ajo që thuhet, është shumë më e vogël. Premtojnë shumë por nuk bëjnë shumë, ndërkohë haraçin pas zgjedhjeve e kanë shumë të rëndë.

drejt zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET