Alibeaj: PD do të jetë në të ardhmen alternativa qeverisëse. Bejko "frymëzon": Mos votoni ata që dikur kanë qenë të djathtë

Në ditën e çeljes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 njeriu i komanduar nga Lulzim Basha për të drejtuar Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, deklaron dështimin e saj në 14 majit.

Kjo pasi në fjalimin e tij teksa prezantoi kandidatin për Tiranën, Roland Bejko, si njeriu më i mirë për Tiranën, theksoi se PD-ja do të jetë në të ardhmen alternativa qeverisëse, duke lënë të kuptohet se të paktën këto zgjedhje forca që ai po drejton duket se nuk do të jetë triumfuese.

“Janë zgjedhje në kushte të komplikuara për PD dhe kalvarin që kjo parti ka kaluar vitin e kaluar, këto janë zgjedhja të rëndësishme për shqiptarët.

Falënderoj demokratët që mbrojtën këto kauza. PD do të ngrihet më e fortë. Këto vlera dhe sakrificë do të triumfojë.

PD do të jetë në të ardhmen alternativa qeverisëse për shkak dhe të djersës që kemi derdhur dhe kauzat tona.

Jemi të bindur se vlerat në të cilat besojmë do fitojmë”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.

Ndersa Kandidati për Bashkinë e Tiranës nga Partia Demokratike me kryetar të komanduar Enkeljed Alibeajn, Roland Bejko nuk i ka kursyer ironitë ndaj rivalëve të tij, ndonëse demokratë, për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Duke iu kundërpërgjigjur Berishës, Bejko tha se ata që mendonin se nuk kishin njerëz, u zhgënjyen.

“Ata që mendonin se nuk kishim njerëz, u zhgënjyen, të çlirojmë Tiranën nga kthetrat e grabitqarëve. Fushata më e mirë është të shkuarit derë më derë. Të mos votohen ata që dikur kanë qenë të djathtë. Trekëndëshi i Bermudës donte ta asimilonte PD. Të martën çelim fushatën e PD për Tiranën.”, tha Bejko.

Alibeaj: PD do të jetë në të ardhmen alternativa

enkeljed alibeaj roland bejko

EMISIONET