Ndryshimi i taksave kombëtare, Vasili: Parlamenti është shpartalluar, pjesë e klientelizmit
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nga foltorja e Kuvendit tha se Parlamenti është shpartalluar dhe se nuk është më sovran, pasi është bërë pjesë e klientelizmit.
“Dua të sjell një shqetësim të përsëritur. Parlamenti nuk është më sovran, por pjesë e klientelizmit. Një ligj që ka përfunduar rrugën dhe vjen në Parlament duhet të diskutohet, pasi nuk është biznes privat.
Nisma që lidhjen me taksat kombëtare, siç është ajo e rishikmit të taksave të qarkullimit. Nuk është prekur prej kohësh dhe kjo është e turpshme. Do thonë ‘e marrin, e fusin, e nxjerrin dhe nuk bëjnë asgjë’.
Është e qartë që ka një shpartallim të funksionimit të Parlamentit, ka klientelizëm. Për taksa të tjera siç ishte akciza e pijeve alkoolike ka taksa të tjera. Ju bëj thirrje që ta shmangin këtë shpartallim”, tha Vasili nga foltorja e Kuvendit.