Murrizi i kthehet PD-së: Ka disa kllounë që i mendojnë protestuesit si punonjës administrate

Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka reaguar ashpër për ëmnyrën se si PD po i përdor protestuesit dhe i shpërndan si të jenë punonjës administrate.
Sipas Murrizit, PD në çdo protestë po i fton demokratët me të njëjtin stil mashtrimi, me pretendimin se do të bëjë revolucion, por më pas përfundon duke i shfrytëzuar si punonjës administrate.
“KY ËSHTË POSTIMI IM NË DATË 28 JANAR 2026
A i kam përcaktuar fiks datat e “protestave” apo jo?
Nuk mund të ftosh demokratët në çdo “protestë” me të njëjtin stil “mashtrimi” e thirrje për revolucion leshi e pastaj i shpërndan sikur i ke punonjës administrate.
Ka disa kllounë në kryesi dhe grup parlamentar që i mendojnë si të punësuar protestues apo mitingësh DEMOKRATËT dhe pa u menduar i thërrasin të vijnë për tubim në Tiranë orar pa orar dhe ditë pune duke harruar që ATA që vijnë në “protestë” nuk paguhen as në PD as në Parlament
Këtë kam shkruar në 28 janar 2026:
Tani kismet “protesta” tjetër me datë 20 shkurt pastaj me 22 mars dhe flasim në shtator se në 17 maj e kanë radhën ata të paradës së “krenarëve”
Deri në korrik mbase nuk ka nevojë për protestë tjetër veç 20 shkurtit dhe 22 marsit se ndoshta vetë Gysi mund të dorëzohet në SPAK dhe pastaj Qeveria bie ngaqë nuk ka kush komandon më Ramën.
Kuptohet duke shpresuar që Rama nuk do votohet më në këtë kohë nga deputetët e opozitës se ndryshe shihemi nëmaj 2029”, shkruan Murrizi.


