Murrizi: Berisha duhet të ndryshonte emrin e partisë, grupi i Alibeajt të vetmit që kanë ikur si hajdutë vule në 30 vjet

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi, i ftuar në "Drejt" thotë se Berisha duhet të kishte ndërruar emrin e partisë dhe të mos mbetej peng i vulës.

Ai theksoi se grupi i Alibeajt janë të vetmit në 30 vite që kanë ikur si hajdutë vule nga PD.

Murrizi: Personalisht kam qenë kundër mbetjes peng për vulë. Partia e Berlusconit ka ndërruar 5 herë emrin, ke 20 deputetë që knë ndërruar emrat se janë hajdutë batanijesh. E ndërroi LSI. Duhet ta kishte ndërruar. Përderisa tha Partia Demokratike e Rithemeluar të ishte në kohë për të mos i dyzuar as kandidatët pas primareve, as sherret. Se nuk të bën vula faktor. Ky është grupi më bastard. Asnjë nuk ka ik me vulë në xhep. Janë më të vegjlit se të gjithë që kanë ikur në 30 vite, më të bajtshmit. Kanë ikur si hajdutë. I vetmi grup në politikën shqiptare që kanë ikur si hajdutë vule ndaj janë të pështirë. Unë kam dashur të kandidojnë në të 61 vbashktë, i shoh se do të kandidojnë edhe në 2025.

drejt zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET