Miratohen në parim ndryshimet në ligjin për mediet audiovizive, bazë kombëtare të dhënash për pronësinë e televizioneve

Miratohen në parim ndryshimet në ligjin për mediet audiovizive,

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike miratoi sot në parim dhe nen për nen projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe projektligjin për “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Nisma ligjore për disa ndryshime në ligjin për “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” ka në fokus garantimin e pavarësisë, paanësisë dhe llogaridhënies së magjistratëve, me qëllim ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur, profesional, të besueshëm dhe të orientuar drejt shërbimit ndaj qytetarit.

Projektligji është hartuar në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian për Shqipërinë për periudhën 2021-2025 dhe udhërrëfyesin për shtetin e së drejtës, duke synuar përmbushjen e piketave të ndërmjetme të Kapitullit 23, “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”.

Ndryshimet e propozuara adresojnë problematika të konstatuara gjatë zbatimit të ligjit aktual, veçanërisht mungesën e drejtuesve të përhershëm në gjykata dhe prokurori, nevojën për rritjen e transparencës së vendimmarrjes së Këshillave, si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të integritetit të kandidatëve për magjistratë.

Gjithashtu ndryshimet e propozuara parashikojnë dispozitë tranzitore për drejtuesit aktualë të gjykatave dhe prokurorive, që parashikon qëndrimin e tyre në detyrë deri më 31 dhjetor 2028, me kusht kalimin e vetingut dhe vlerësim pozitiv të performancës.

Po ashtu në ndryshime parashikohet rritje të transparencës në lëvizjet paralele dhe ngritjet në detyrë, përmes detyrimit për publikimin e vendimeve të KLGj-së dhe KLP-së, duke respektuar legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Përfshirje të opinionit të Prokurorit të Përgjithshëm në procesin e përzgjedhjes dhe rizgjedhjes së kryetarëve të prokurorive, si dhe përjashtimin nga kandidimi të magjistratëve me masa disiplinore në fuqi.

Gjithashtu ndryshime parashikohen edhe në rregullat e komandimit të magjistratëve pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, duke zgjatur afatin maksimal të komandimit deri në 15 vjet dhe duke krijuar stimuj për rritjen e aplikimeve, përfshirë njohjen e përvojës si vlerë e shtuar në karrierë.

Nga ana tjetër projektligji për disa ndryshime në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, synon korrigjimin e paqartësive ligjore dhe plotësimin e boshllëqeve normative të evidentuara gjatë zbatimit të reformës në drejtësi, duke rritur efektivitetin, transparencën dhe integritetin në qeverisjen e sistemit të drejtësisë.

Projektligji, i cili përbëhet nga 38 nene, parashikon që edhe anëtarët jomagjistratë, qoftë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, po ashtu edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të kalojnë nëpër filtra të thelluar verifikimi, të ngjashëm me procesin e vetingut të magjistratëve.

Ky mekanizëm synon krijimin e një barazie mes anëtarëve magjistratë dhe atyre jomagjistratë dhe garantimin e integritetit institucional.

Sipas projektligjit procedura për përzgjedhjen e kandidatëve nga fusha e avokatisë, fillon nga Avokati i Popullit, vijon me një verifikim të detajuar nga Komisioni i Pavarur Ad hoc, i cili ka kompetenca të zgjeruara për akses në të gjitha institucionet shtetërore dhe subjekte private, për të kontrolluar kriteret e pasurisë dhe figurës. Bazë e këtij verifikimi janë raportet e ILDKPKI-së dhe AKSIK-së.

Pas përfundimit të këtij procesi, kandidatët e kalifikuar ose të skualifikuar shqyrtohen në një filtër të dytë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, i cili kontrollon përputhshmërinë e raportit me dokumentacionin e dosjes.

E njëjta procedurë zbatohet për kandidatët që vijnë nga fusha e pedagogëve, ku kompetenca të zgjeruara marrin Dekani dhe Këshilli i Shkollës së Magjistraturës, si dhe Komisioni Ad hoc, i cili kryen verifikime të detajuara dhe administron raportet përfundimtare të ILDKPKI-së dhe AKSIK-së.

Në rastin e kandidatëve nga shoqëria civile, dokumentacioni grumbullohet nga Avokati i Popullit, ndërsa Komisioni i Shoqërisë Civile ka kompetenca për verifikim dhe ka akses në institucione shtetërore dhe subjekte private, duke përfunduar me një raport përfundimtar.

Ndryshimet ligjore synojnë të rrisin besueshmërinë, transparencën dhe standardet e integritetit për të gjithë anëtarët jomagjistratë të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

EMISIONET