Meta: Rama shkatërroi zgjedhjet, do t’i kontestojmë, do të përshkallëzojmë aksionin opozitar

Në një dalje për gazetarët pas takimit me Sali Berishën Ilir Meta u shpreh se u shkatërrua procesi zgjedhor dhe standardet e tij që u zëruan nga Edi Rama para nisjes së procesit.

Meta tha se do të fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar në emër të mbrojtjes së votës së lirë edhe në këshilla kryebashkiakë.

Meta: U shkatërrua procesi zgjedhor dhe r e tij që u zëruan nga Edi Rama para nisjes së procesit. I gjithë ky shkatërrim dhe tjetërsimit të votës po dokumentohet dhe do të fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar në emër të mbrojtjes së votës së lirë dhe ju e dini se pavarësisht tjetërsimit të botës së nëndheshme me mbrojtjen e policisë, sërish një gjë është e qartë, gomarët që u imponoi Rama nuk do të vjedhin më të qetë sikurse bënë në 4 vite. Përshkallëzimi i aksionit opozitar në këshillat bashkiakë dhe rikthim i transparencës do të njihet menjëherë.

EMISIONET