Meta: Qeverisa e Rilindjes një rrënim i plotë, kryebashkiakët i ka në burg, vota do të sjellë ndryshimin

Meta: Qeverisa e Rilindjes një rrënim i plotë,

Kreu i PL-së, Ilir Meta në një bashkëbisedim me gazetarët nga Pogradeci tha se qytetarët e vendit kanë reflektuar dhe se votat e tyre në 14 maj do të jenë masë për ndryshim për Rilindjen.

Meta tha se kandidatët e koalicionit "Bashkë Fitojmë" janë përzgjedhur në mënyrë demokratike dhe se marrëdhëniet me PD janë shumë të mirë.

Meta: Ne kemi treguar qartë qëndrimin tonë, këto janë lojëra të Ramës. Marrëzia e Ramës për të na ftuar në ndeshje mua dhe Berishës, është prani e falimentimit të monizmit, pasi ai nuk ka asnjë kandidat që mund të dalë para tanëve, Këlliçit. Ai do t’i tregojë se ku do ti gjejë lekët për transportit falas. Të dalë një kandidat përballë Igli Carës, qeverisa e Rilindjes është një rrënim i plotë. Sa emra kryebashkiakësh keni në burg, edhe në Kuçovë prap gjeti dorën.

Ne nuk na dëmton asgjë, është e qartë se opozita ka vetëm ata të përzgjedhur në mënyrë demokratike. Ata mund të jenë në garë, por nuk kanë kundërshtarë po i ftojnë në mënyrë shumë etike dhe ata i lënë karriget bosh. Sado të përpiqet Peleshi për të mbjellë diveristet brenda opozitës, do të korrë një dështim. Ka mbaruar koha e para dy vitesh, Korça do drejtohet nga një zonjë e nderuar, e meriton. Raportet tona me PD janë të shkëlqyera. Rama paguhet vetëm për të spostuar vëmendjen, bëri çdo përpjekje për të vjedhur vulën e PD dhe që kandidatet tanë mos të regjistroheshin, por dështoi. Qytetarët nuk e meritojnë të vidhen. 

EMISIONET