Meta: Pogradeci po falimenton!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e përqëndroi në juglindje fushatën këtë të mërkurë. Nga Pogradeci, ai ngriti alarmin për gjendjen ekonomike të bashkive, ndërsa tha se zgjidhja do të vijë nga vota e 14 majit.
Ilir Meta thotë se bashkia e Pogradecit po shkon drejt falimentimit për shkak të keqmenaxhimit.
Zgjidhja sipas kryetarit të Parrtisë së Lirisë është vota për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zini Tollozhia.
Në një bashkëbisedim me gazetarët në juglindje, theksoi se qeverisja absolute e Rilindjes ishte një dështim dhe këtë e tregon numri i kryetarëve të bashkive që kanë shkuar në burg.
Një mesazh e pati edhe për drejtuesin politik të PS në qarkun e Korçës, Niko Peleshi.
Meta u shpreh i bindur se koalicioni "Bashkë Fitojmë" do të fitojë shumicën e bashkive juglindore.