Meta: Me Luçiano Boçin do e heqim Elbasanin nga kreu i renditjes së kriminalitetit dhe problemeve sociale

Ilir Meta shprehu bindjen  se me Luçiano Boçin kryebashkiak do ta heqin Elbasanin nga kreu i listës së kriminalitetit dhe problemeve sociale.

Meta: Ditën e sotme prezantuam udhëheqësen listës tonë për këshillin bashkiak, një akademike që mendoj që së bashku me kryebashkiakun e ardhshëm të Elbasanit, Luçiano Boçi, do bëjnë të mundur që me vizionin e tyre të rimëkëmbin traditat më të mira të këtij qyteti dhe të tregojnë vizionin dhe të realizojnë atë program i cili e heq njëherë e përgjithmonë Elbasanin nga fundi i renditjes sa i takon zhvillimit të vendit dhe nga kreu i renditjes sa i takon kriminalitetit dhe problemeve të rënda sociale.

Në takimin me strukturat e Partisë së Lirisë në Elbasan, Meta prezantoi kryesuesen e listes se Keshillit Bashkiak ne Bashkine e Elbasanit, Rudina Mita Todri.

Meta u shpreh se duhet të mbështeten më shumë gratë, pasi në këtë mënyrë i japim një mbështetje të sigurt familjes.

Meta: Kënaqësi të isha sot në Elbasan, t’i uroja nënave dhe grave të Elbasanit këtë festë e cila na fton që të reflektojmë më shumë në mbështetje të tyre, sepse kjo është mbështetja më e sigurt që i japim familjes tonë dhe shoqërisë tonë dhe mirë edukimit të fëmijëve tanë.

EMISIONET