Meta: Mbështetje të plotë Këlliçit, Bashkia e Tiranës është kalbur nga korrupsioni, nepotizmi dhe vjedhja e qytetarëve
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron mbështetjen e plotë të kandidatit demokrat për kryebashkiak të Tiranës, Blend Këlliçit.
Përmes rrjeteve sociale, Meta thekson se Këlliçi duke përkrahur për vendosmërinë e tij për t’i shpallur luftë pa kompromis korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.
“Mbështetje të plotë Belind Këlliçit për vendosmërinë e tij për t’i shpallur luftë pa kompromis korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, e cila është kalbur nga korrupsioni, nepotizmi dhe vjedhja e taksave të qytetarëve të ndershëm.
Rasti i krahut të djathtë të 99-shit Kryetar të Bashkisë së Tiranës, Kryetarit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Mariglen Qato nuk është i vetmi.
Në 14 Maj, Tirana voton Ndryshimin dhe Bashkia u kthehet të gjithë qytetarëve dhe vendoset në shërbimin e tyre, duke shkulur nga rrënjët korrupsionin dhe nepotizmin me transparencë dhe llogaridhënie absolute. Bashkë Fitojmë!”, shprehet kreu i PL-së Ilir Meta.