Meta: Kandiatët tanë i mbështesin shumë socialistë të zhgënjyer e të lënë pas dore nga Rama e shushunjat e administratës
Kreu i PL-së Ilir Meta deklaroi se krahas simpatizantëve të PL, PD e partitë e tjera opozitare, ka mjaft socialistë të ndershëm të zhgënjyer nga Rama e të lënë pas dore që mbështesin kandidatët e koalicionit opozitar.
"Jo vetëm demokratët, jo vetëm përkrahësit e Partisë së Lirisë, të Partisë së të Drejtave të Njeriut, të Frymës së Re Demokratike, të Partisë Demokristiane e shumë e shumë parti të tjera, të cilat janë në mbështetje të kandidatëve tanë, por janë pa fund edhe socialistët e ndershëm, të zhgënjyer, të tronditur nga lënia pas dore nga Edi Rama, mjaftistët e tij, G99-çat e tij, që janë shushunjat e vërteta të administratës shtetërore dhe që drejtojnë praktikisht dhe Bashkitë kryesore të vendit.
Dhe do t’i ndëshkojnë këta me votën e tyre në datën 14 Maj.
Bashkë Fitojmë!"