Meta ironizon podcast-in e Ramës me Sakon: Si mund të dalë ajo që as punonjësit s’ia dinë emrin përballë Igli Carës?

Meta ironizon podcast-in e Ramës me Sakon: Si mund të dalë ajo

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ironizuar serinë e fundit të podcast-it propagandistik të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako, të cilën as administrata e vet nuk e njeh dhe nuk ia di emrin.

Përmes rrjeteve sociale, Meta shprehet si të ngjashëm janë rastet edhe me kandidatët e Ramës në Elbasan përballë Luçiano Boçit, apo edhe Erion Veliaj përballë Belind Këlliçit në Tiranë.

“A mund të dalë ajo zonja në Durrës, që edhe administrata nuk ja di emrin, përballë Igli Carës?

A mund të dalë ai tjetri, "kukulla" në Elbasan, “Mr.Plastelina” që i thonë me të drejtë, përballë një personaliteti të një niveli kombëtar siç është Luçiano Boçi?

A mund të dalë ai që firmos për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe që shqetësohet se ku do t’i gjejë paratë Kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, z.Belind Këlliçi për të garantuar transportin falas për 200 mijë qytetarë, që e kanë nevojë të përditshme dhe jetike këtë shërbim?

Sigurisht, që ata nuk dalin dot. Bashkë Fitojmë", shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta.

edi rama ilir meta rama igli cara meta sako emirajna sako

EMISIONET