Meta: Besimplotë se qytetarët, gratë dhe të rinjtë s’do të ndalen për të kurorëzuar Ledina Alollin si Kryebashkiake të Korçës

Meta: Besimplotë se qytetarët, gratë dhe të rinjtë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa shpreh mirënjohjen për mbështetjen e kandidates së koalicionit Bashkë Fitojmë për kryetare të bashkisë së Korccës, Ledina Alolli, thekson se programi i saj për uljen e taksave, mbështetjen e veçantë të bujqësisë e turizmit, termoizolimin e të gjitha banesave si edhe programet për nxitjen e punësimit për të rinjtë do të ulin kostot e jetesës.

“Mirënjohje mijëra qytetarëve të Korçës që sfiduan shiun dhe të ftohtin për të shprehur mbështetjen më entuziaste për ndryshimin dhe Ledina Alollin si Kryebashkiake e ardhshme.

Programi i saj për uljen e taksave, mbështetjen e veçantë të bujqësisë e turizmit, termoizolimin e të gjitha banesave si edhe programet për nxitjen e punësimit për të rinjtë do të ulin kostot e jetesës.

Besimplotë se të rinjtë e Korçës nuk do të ndalen asnjë minutë këto tre ditë për të kurorëzuar pedagogen e tyre të dashur si Kryebashkiake të Korçës.

I bindur se edhe çdo grua dhe nënë korçare do të mbështesin Ledinën në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet si kurrë më parë dhe të kenë një Bashki që punon për forcimin e familjes dhe fuqizimin e grave dhe vajzave.

Bashkë Fitojmë!”, shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta.

ilir meta meta ledina alolli

EMISIONET