Peshkarexha që u godit nga trageti, shpëtohen 3 peshkatarët e mbetur në det të hapur
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 10 Maj 2023, 07:25
Pas alarmit për ndihmë të dhënë nga “Ora News”, në orët e para të mëngjesit të sotëm është bërë i mundur shpëtimi i tre peshkatarëve mjeti i të cilëve u dëmtua si pasojë e goditjes së një trageti të linjës së Barit në brigjet e Durrësit.
Gazetari Mark Brunga i cili sjell dhe pamjet nga porti i Durrësit raporton se peshkatarët e mbetur në det të hapur: Klajdi Kapxhiu, Selim Agasi dhe Muhamed, shtetas egjiptian janë nxjerrë në brend forcat e policisë detare dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.


