Meloni në Vlorë për pushime apo për politikë? “La Repubblica” i referohet “Ora News”: Rastësi e dyshimtë që vizita e saj përkoi me atë të Tony Blair

Meloni në Vlorë për pushime apo për politikë? “La

Mediat Italiane edhe gjatë ditës së sotme i kanë kushtuar vëmendje vizitës informale të Kryeministres Italiane Giorgia Meloni në Shqipëri.

E përditshmja "La Repubblica" analizon këtë vizitë në artikullin me titull "Pushimet në barkë të Melonit. Në pushimet shqiptare "giallo" mbi darkën me Blair.

Media Italiane e nis artikull duke iu referuar një video të marrë nga “Ora News”, e cila dokumenton mbërritjen me helikopter të ish-kryeministrit britanik Tony Blair mbi një fushë të gjelbër në Himarë, në Prefekturën e Vlorës.

Meloni në Vlorë për pushime apo për politikë? “La
Lajmi i publikuar nga “Ora News”

Gjithmonë duke iu referuar “Ora News”, "La Repubblica" shkruan se në tekstin që vijon pamjet mësohet se "Giorga Meloni po viziton Vlorën, (një ditë më pas) përmes një helikopter vënë në dispozicion nga ushtria shqiptare.

Shkrimi i të përditshmes “La Repubblica”

Meloni në Vlorë për pushime apo për politikë? “La

Thuhet se si Blair edhe Meloni ishin të ftuarit e Kreyministrit shqiptar Edi Rama.

“Lajmi mbi një takim mes kryeminsitres italiane e Blair në vilën e Ramës bazohet në koencidencën e dy vizitave të tyre”, shkruan “La Repubblica”, e cila e cilëson si “jo të thjeshtë të provojë të rindërtoj këto pushime të Melonit”,  ndarë mes një vendodhjeje luksoze dhe shumë e blinduar në Ceglie Messapica, ferma Beneficio, (Puglia) dhe një vizitë private e paprecedentë dhe e mjegullt në rezidencën e një Kryeministri të huaj, i shoqëruar nga familja, pa detaje që të shpjegojë rëndësinë e mundshme politike dhe indikacione të tjera në dosjet mbi të cilat mund të arsyetohet.

“Me pak fjalë, ju mund të rreshtoni vetëm disa pasazhe, me një premisë: se Kryeminstrja italiane ka treguar se nuk i pëlqen vëmendja mediatike rreth pushimeve të saj e në një intervistë dhënë më 14 gusht është ankuar për ëshë ankuar për praninë e një droni në rezidencën e pushimeve të saj (Puglia)”.

E përditshmja italiane vazhdon të analizojë çdo detaj të mundshëm informativ të përcjellë nga mediat shqiptare mbi vizitën e Kryeministres Meloni në Shqipëri.

“Në datën 14 Gusht, shkruan, Meloni pranon ftesën e Ramës dhe udhëton për në Shqipëri. Në një momenti të parë  se do tthuhet se do të arrijë në bregdet me një anije private në pronësi të një miku sipërmarrës nga Polignano, Pippo L'Abbate. Në orët në vijim, në mëngjesin e datës 14, burime pranë saj raportojnë se ajo ka shkuar në Vlorë me traget. Gjashtë orë udhëtim.

Nuk qarkullojnë as në rrjet foto ose imazhe të pranisë së saj në bord, edhe pse trageti është i rrethuar nga mijëra turistë italianë që kanë zgjedhur vendin e Ramës si destinacion pushimi.

Megjithatë, ka një video të kryeministrit shqiptar duke e pritur atë në skelë të portit të Vlorës.

Ndërkohë mediat shqiptare, të njëjta që tregojnë videon e mbërritjes së Blair argumentojnë se Meloni po viziton Vlorën me një mjet privat. Më pas për dy ditë rradhazi asnjë komunikim zyrtar.

Dihet se Meloni prej 14 gushtit ndodhet në Shqipëri. Thuhet se lëviz me një anije private. Thuhet se do të rikthehet në Itali me motoskafin e sipërmarrësit me të cilin po kalonte pushimet në Puglia".

Po kur do të kthehet në itali?

Deri dje asnjë konfirmim e asnjë prani e saj në Puglia. Burimet thonë se mund të rikthehet në Itali ditën e sotme e ka burime të tjera që thonë se do të kthehet nesër.

E përditshmja italiane kujton se gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, Meloni është shoqëruar nga partneri i saj, vajza, e motra dhe kunati, Francesco Lollobrigida, i cili pati pak ditë më parë një shkëmbim ironik social me kryeministrin Rama mbi meme-n e publikuar nga ky i fundit, duke krahasuar eksodin shqiptar të ’90-ës me fluksin e turistëve italianë në Shqipëri.

“La Repubblica” mbyll artikullin e saj me konkluzionet se nuk ka asnjë konfirmim zyrtar të takimit Meloni - Blair dhe kujton se ish-kryeministri britanik është një nga këshilltarët e Ramës për çështje të rëndësishme.

E përditshmja italiane kujton gjithashtu se më 2020-ën në një intervistë dhënë për gazetën “La Stampa”, Giorgia Meloni ka cituar pikërisht Tony Blair duke thënë se;

“Europa nuk merr fund me dy opsione ; o të dalësh o të përulesh në gjunjë. Unë, tha ajo, përfaqësoj rrugën e tretë blariane të së djathtës. Jam në Europë me Partitë që ndajnë një model konfederal.”

Kronika e “Ora News”

edi rama alba kepi meloni tony blair

EMISIONET