Me 11 shkurt në shesh me Berishën, ja si përgjigjet Bardhi kur pyetet a ka frikë nga demokratët e 8 janarit që hëngrën gaz

Gazment Bardhi ka vendosur të jetë i pranishëm në protestën e 11 shkurtit të thirrur nga Sali Berisha kundër Edi Ramës.

Në intervistën për Ora News me gazetarin Everest Dedaj, ai tha se nuk i druhet asnjë provokimi të demokratëve, qofshin ata dhe protestues të 8 janarit që u dendën me gaz lotsjellës para selisë blu, pasi siç thotë deputeti, qëndrimet e tij kanë qenë në të mirë të PD dhe demokratëve.

Do jesh me 11 shkurt në protestë?

Bardhi: Po do të jem në çdo protestë që do ketë si qëllim rrëzimin e regjimit të Edi Ramës, betejën kundër regjimit të Edi Ramës dhe që nuk keqpërdoret për politikë ditë nga njëri apo nga tjetri.

Nuk ke frikë nga demokratët që do të jenë në shesh?

Bardhi: Pse duhet të kemi frikë?

Që mund të reagojnë kundër teje për shkak të qëndrimeve që ke mbajtur kundër Sali Berishës.

Bardhi: Qëndrimet e mia si kam mbajtur kundër Sali Berishës por në të mirë të PD. Kjo ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë beteja ime. Nuk mendoj se PD mund të kthehet 30 vite pas. PD është aset i demokratëve që nuk lidhet me asnjë emër specifik por është pronë e çdo demokrati. Këto qëndrime jam i gatshëm ti them jo në shesh po kudo.

Nuk ju shqetëson ajo e 8 janarit? Mund t'ju rastisë në krah dikush që ka hëngër gaz nga ju?

Bardhi: Nga ne? Është gënjeshtër. Nuk mund të ecim para me gënjeshtra se dëmtojmë PD. Nuk ka pasur gaz të hedhur nga askush në PD, ka pasur gaz të përdorur nga policia e shtetit që u siguroj se më shumë ka dëmtuar pjesën që ishte mbyllur brenda selisë së PD sesa pjesën që ishte jashtë.

Sa shanse ka realisht që në 14 maj të jeni bashkë kundër Edi Ramës?

Bardhi: Ka 100% shanse nëse interesi i secilit në PD, pavarësisht pozicionit ku është, janë demokratët, PD dhe mundja e Edi Ramës në zgjedhjet e 14 majit.Nëse qëllimi do të jetë për të treguar forcën ndaj njëri-tjetrit duke lënë demokratët edhe për 4 vite të tjera në opozitë në pushtetin lokal, shanset pastaj janë zero.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

gazment bardhi protesta e opozites

EMISIONET