Bardhi: Asnjë dualizëm me Alibeajn, Basha do të vazhdojë të jetë mik i imi

Gazment Bardhi ka mohuar çdo lloj dualizmi me zotin Alibeaj, kreun e grupit parlamentar të PD, i cili zyrarisht ushtron dhe detyrën e kruyetarit të komanduar të kësaj partie.

Për Ora News ai tregoi edhe raportin që ka sot me Lulzim Bashën, ish-kreun demorat.

Cila është marrëdhënia juaj me Enkelejd Alibeaj, ka dualizëm brenda grupit parlamentar?

Bardhi: Absolutisht jo. Nuk ka pasur as nuk ka për të pasur asnjë dualizëm. Alibeaj është kryetar i grupit parlamentar të PD. Ka pasur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen time. Ka kaluar një periudhë, apo i ka rastisur ta ushtrojë këtë detyrë në një periudhë të vështirë për PD. Ka marrë mbi vete shumë baltë krejtësisht të pamerituar dhe të padrejtë për shkak të pozicionit që ka mbajtur dhe nuk ka dhe nuk ka për të pasur kurrë asnjë dualizëm.

Po marrëdhënia juaj sot me Lulzim Bashën, ju interferon në vendime?

Bardhi: Kam pasur gjithmonë lirinë të marr vendimet e mia edhe kur Basha ka qenë kryetar i partisë. Në raport politik as nuk më ka ndërhyrë dhe as më ndërhyn se njeh natyrën time. Sa i përket raportit miqësor dhe njerëzor, Basha do të vazhdojë të jetë mik i imi, do të vazhdojë të jetë mik i imi sa kohë miqësia jonë nuk prishet për gjëra që bien ndesh me parimet  e mia apo të zotit Basha. Nuk bëj pjesë në kategorinë e njerëzve që kur dikush përceptohet si i dobët unë mund ti kthej kurrizin, se kam bërë kurrë dhe nuk kam për ta bërë kurrë. Raporti njerëzor, miqësor, vazhdon të jetë i njëjti si ditën e parë që jemi njohur. Raporti politik, Basha ka bërë zgjedhjet e tij, unë të miat. Në asnjë rast nuk kam interferuar në zgjedhjet e tij dhe as ai në zgjedhjet e mia.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

lulzim basha gazment bardhi

EMISIONET