"McGonigal me fustan", Berisha thirrje DASH dhe Kongresit amerikan të hetojnë ndërhyrjen e Yuri Kim në PD

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se Edi Rama është i tmerruar nga opozita e vërtetë, prandaj edhe urdhëroi Gjykatën e Apelit të marrë peng vulën. 

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se vula është e anëtarëve të PD.

Berisha: Me këtë proces politik, Edi Rama hoqi çdo maskë, ai është i tmerruar nga PD-ja dhe forca e saj. Ai mund të bashkëjetojë vetëm me një fasadë opozitë, një fasadë opozitë e cila i nënshtrohet, pranon të poshtërohet, një fasadë opozitës të cilës i ka marrë peng kryetarin, të cilës i jep urdhra, me të cilën mashtron publikun shqiptar. 

Asnjë opozitë tjetër, ai nuk mund të tolerojë asnjë opozitë të vërtetë. Edhe njëherë, vendimi tre ditë para mbylljes së regjistrimeve është dëshmia më flagrante e frikës së tmerrshme që e ka kapur atë nga PD-ja. 

Ne pra jemi para një situate të cilën e kemi parashikuar, se ky është një vendim i paralajmëruar, nga vetë Taulant Balla në parlamentin shqiptar, i paralajmëruar nga Olta Xhaçka e cila i tha ambasadorit të një miku të Edvinit, një javë para që gjykata ka vendosur që vulën të ua japë vasalë, veglave apo shërbetorëve të Edvinit, të ua heq anëtarësisë, të ja heqë PD-së dhe të ja japë Edvinit.

Edi Rama një vit e gjysmë më parë, i dha Lulzim Bashës, bravën dhe brava i ngeli në derë të shtëpisë së tij, përsëri vula do të ngelet në turpin më të madh të tij, sepse vula është e anëtarëve të PD-së.

Ai inkurajoi demokratët të mos dekurajohen nga vendimi i Apelit.

Berisha: Të gjitha këto u bënë për të asgjesuar PD. Demokratët jo që nuk duhet të kenë as më të voglin trishtim nga kjo por duhet të ndihen krenarë për qëndresën e tyre epike ndaj mafies më të rrezikshme të planetit, përpjekjeve kriminale supermafioze të Edi Ramës për shkatërrimin e opozitës.

Kryedemokrati Sali Berisha edhe njëherë nuk i kurseu akuzat ndaj ambasadores së SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila sipas tij bëri gjithçka për të mbajtur Lulzim Bashën në krye të PD. 

Berisha: Duhet të pranojmë që përpjekje nuk pati vetëm nga McGonigal, por kaq e angazhuar në mënyrën më të papërgjegjshme ishte dhe McGonigal me fustan apo zonja Yuri Kim e cila ka heshtur nga 25 janari deri sot, nuk shqipëron një fjalë, nuk u thotë një fjalë të vetme shqiptarëve për gjëmën që McGonigal i kontraktuar nga Rama u përpoq ti bënte opozitës.

Ajo në detyrë përdori gjithë pushtetin e Ambasadës së SHBA për të mbajtur kryetar të kësaj partie Lulzim Bashën, njeriun e paguar me para ruse. Ka një enigmë të madhe në përpjekjet e kësaj zonje, si mundet që përfaqësuesja e vendit të madh të lirisë të bëjë gjithçka që të vendosë në krye të opozitës si kryeministrin alternativ njeriun e financuar nga rusët? I bëj thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, Kongresit dhe FBI të hetojë këtë veprimtari.

EMISIONET