"McGonigal", Hasimja: Skandali ka prekur politikën, shqiptarëve u është mpirë nervi i skandalizimit
Ermal Hasimja, pedagog, tha për "Ora e Betit" se skandali Rama-McGonigal ka cënuar besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Hasimja: Në një farë mënyrë efekti është arritur, secili në Shqipëri mendon se zgjatimet e Amerikës në Shqipëri mund të jenë të ndikueshme. Nga ky moment është zhdukur argumenti e tha Amerika dhe kjo është e padiskutueshme. Godet besueshmërinë, do të ushqejë në të ardhmen dhe teoritë e konspiracionit. Rama do duhet të sqaronte pozicionin e tij. Çfarëdo që të ndodhë shqiptarët do shokohen, u është mpirë nervi i skandalizimit për shkak të shpeshtësisë së skandaleve.
Në këndvështrimin e tij ky është një skandal politik dhe ajo që preket është politika shqiptare.
Hasimja: Skandal të tjera prekin xhepat e shqiptarëve dhe shqiptarët nuk kanë reaguar. Është krejt anormale dhe e papranueshme por kështu jemi ne shqiptarët.

