"McGonigal", Balliu: Çfarë duan në një tavolinë Rama, një hajdut dhe dy agjentë?

Teksa kryeministri Edi Rama mohoi të ketë lidhje me çështjen"McGonigal", ish-deputeti Klevis Balliu pretendon të kundërtën.

Duke e cilësuar hetimin në SHBA një ngjarje botërore, Balliu  sqaroi në "Ora e Betit" dy momente që kompromentojnë  sipas tij Ramën me ish-zyrtarin e lartë të FBI.

Klevis Balliu: Që Rama ka lidhje e thotë hetimi në SHBA. E kam thënë më herët që shumë prej këtyre zyrtarëve ndërkombëtarë do tu duhet në një moment të justifikojnë fotot me Edi Ramën. Sot një zyrtari të lartë të SHBA do ti duhet të justifikojë këto takime me Ramën që janë bërë pa respektuar protokllin e funksionit të lartë që kishte. Si mund të bënte transparencë ai kur po takohej me një hajdut si Dorian Duçka, një oficer të lartë të Sigurimit të Shtetit si Agron Neza dhe një kryeministër.

Dhe ky ishte një agjent i korruptuar. Këta të katërt në një tavolinë për çfarë mblidhen? Mblidhen për korrupsion dhe afera të frikshme. Kjo është ngjarje botërore. Në këtë aferë globale gjendet kreu i mafies shqiptare Edi Rama. Janë dy pika që duhen sqaruar. Hetimi dhe akuzat për Ramën dalin se është ky njeri që ka dërguar 225 mijë dollarë në një dorë dhe 80 mijë dollarë në një dorë tjetër. Nuk i ka paguar në transaksione.

Nuk ka lobim por cash. Janë paguar në parkingje. Tradhëti kombëatre. Janë marrë transkiptet e Edi Ramës me Charles McGonigal. Pak 4 takimeve, njëri prej të cilëve në Uashington, Rama dhe ky person kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm.Së dyti çështja e oligarkut të Putin. Sot është këtu duke kryer biznes me një investim 6.6 mln euro.

EMISIONET