Mbledhja e 2 fraksioneve në Kukës, Salianji i prerë: Kush voton pro qeverisë, të përjashtohet nga grupi
Deputetë të opozitës po mbajnë sot një tryezë të përbashkët në Kukës, me nismë të Gazment Bardhit dhe prani të ish-kryeministrit Sali Berisha.
I pranishëm në këtë tryezë ishte dhe deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili mësohet se është ndalur tek rëndësia që opozita të ketë një qëndrim të qartë për reformën zgjedhore.
Mes të tjerash Salianji është shprehur i prerë në qëndrimin e tij, ndërsa theksoi se kushdo që voton pro qeverisë, duhet të përjashtohet nga grupi i PD.
“Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura, por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me primaret.
Kushdo që voton pro qeverisë dhe bashkohet me ta në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSH duhet të përjashtohet nga grupi.
Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë”, mësohet të jetë shprehur Salianji.
Pjesëmarrës në mbledhje nëpërmjet platformës online
Jorida Tabaku
Dash Shehi
Agron Shehaj
Helidon Bushati
Ina Zhupa
Luan Baçi
Zheni Gjergji
Vangjel Dule
Agron Gjekmarkaj