Eksperti i IT, Gent Progni: Më kanë vënë përgjues në makinë. Gjithçka lidhet me iniciativën time për t'i çjerrë maskën AKSHIT

Eksperti i IT, Gent Progni: Më kanë vënë përgjues

Eksperti i IT, Gent Progni, i cili prej kohësh denoncon tenderat abuzivë të AKSHI-t, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar kërcënimin që i është bërë familjes së tij.

Progni shprehet se për një jave familja e tij është gjurmuar përmes një pajisjeje airtag, që i ishte instaluar në automjet.

“Kam bërë denoncimin sipas ligjit dhe po pres organet të bëjnë detyrën, falenderoj për reagimin e shpejt dhe pres të ketë rezultate!

Kushdo që ka guxuar të afrohet kaq shume nuk më tremb aspak!

As nuk do më largojë dot nga Shqipëria e as nuk do më mbyllë gojën! Pushka top e mua më ka nga pas!!! Shihemi shpejt burracak!!!”, shkruan Progni në rrjetet sociale.

Po! Familja ime eshte ne rrezik!

Ne makinen e vetme ne emer te familjes time (bashkeshortes), ne makinen qe leviz cuni im eshte gjetur nje airtag i vendosur per te pakten 1 jave te cilin e zbulova dje!

I vendosur poshte targes se makines ka gjurmuar prej nje jave te gjitha levizjet! Gjithcka lidhet vetem me iniciativen time per ti cjerrur masken AKSHIT , dyshoj vetem te personat qe une i kam denoncuar!

Kam bere denoncimin sipas ligjit dhe po pres organet te bejne detyren, falenderoj per reagimin e shpejt dhe pres te kete rezultate! Kushdo qe ka guxuar te afrohet kaq shume nuk me tremb aspak!

As nuk do me largoje dot nga Shqiperia e as nuk do me mbylle gojen! Pushka top e mua me ka nga pas!!! Shihemi shpejt burracak!!!

EMISIONET