''Mazhorancës i duket sikur neve na kanë punësuar'', Korreshi: Nesër pritet e njëjta gjë

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News foli për ku u diskutua për zhvillimet e fundit në Kuvend dhe për mosbindjen civile të opozitës. Korreshi u shpreh se nesër në parlament pritet të vazhdojë e njëjta gjë dhe se opozita është imponuar në këto lloj sjelljeje nga mënyra si mazhoranca po e trajton opozitën.

‘’Nesër pritet të vazhdojë e njëjta gjë duke parë dhe kursi i mazhorancës që kërkon gjithnjë e më tepër ta injorojë opozitën.

Duke parë se atyre u duket sikur neve na kanë punësuar dhe nuk po i bindemi punëdhënësit, ndërkohë që harrojnë se neve na kanë votuar 650 mijë shqiptarë të tjerë që nuk e deshën këtë mazhorancë.

Pra me një fjalë ata janë të vendosur të mos ja njohin të drejtat kushtetuese.

Edhe ne nga ana tjetër po imponohemi me këtë lloj sjelljeje, e jona është pasojë e asaj që ata po mundohen të krijojnë dhe ta trajtojnë opozitën.

Ne kemi qenë të papërjashtuar dhe herën e fundit na ra drrasa në kokë. Garda ka kontrolluar gratë në trup. Situatë absurde që polecat burra kontrollojnë gratë’’, tha ndër të tjera Korreshi.

 

EMISIONET