Masa te kryeministria për protestën, përforcohet mbrojtja e selisë së qeverisë

Një ditë para protestës kombëtare të opozitës, ka nisur puna për përforcimin e dyerve të kryeministrisë.

Në pamje shihen punonjësit, të cilët po blindojnë dyert e kryeministrisë.

1200 punonjës policie të reparteve të ndryshme janë angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita në 11 shkurt.

Pjesa më e madhe e tyre, do të vendosen në zonën e kryeministrisë, ndërsa të tjerët do kufizojnë parkimet dhe qarkullimin në bulevard si dhe do kontrollojnë personat që vijnë nga rrethet.

protesta e opozites

EMISIONET