Manaj: Keqardhje për diplomacinë amerikane, ikja e Berishës nuk zgjidh problemet e Ballkanit

Gazetari Arben Manaj i ftuar në "Ora e Betit" kritikoi qasjen e diplomacisë amerikane në Ballkan, ndërsa vizitën e Escobar në Tiranë e cilësoi ndërhyrje të hapur flagrante në procesin zgjedhor.

Manaj: Ndjej një keqardhje për diplomacinë amerikane, mënyrën si po operojnë ata në Ballkan sepse nuk besoj që po të ikë Berisha do të zgjidhen gjithë problemet e Ballkanit.Në Mal të Zi kishe një properëndimor si Gjukanoviç dhe sollën një tjetër që është më afër rusëve. Fakti që këta sillen në këtë mënyrë ofendojnë inteligjencën e shqiptarëve. Mirë që nuk do Berishën, po atyre që votojnë Berishën  çfarë do t'u bësh? Ky është problemi më i madh që kanë këta. Po të shikosh reagimin e njerëzve në rrjetet sociale është i jashtëzakonshëm.

Ndjej keqardhje që kanë humbur besimin te amerikanët si partner serioz. E kuptoj që këta janë të domosdoshëm për Ballkanin por nuk është Shqipëria problemi kryesor. Raportet me Serbinë dhe Kosovën, mendoni se është ndikimi i Tiranës zyrtare si do veprojë Albin Kurti? Të trajtosh elektoratin e PD si njerëz që vazhdojnë të hanë bar kur dihet se kanë qenë shtresa e më paprivilegjuar e Shqipërisë shekullin e kaluar, është e jashtëzakonshme. Çfarë do të ndodhë nëse fitojnë? Vizita e Escobar këtu ndërhyrje e hapur flagrante në procesin zgjedhor.

ora e betit zgjedhjet e 14 majit

EMISIONET