Nesturi: Escobar erdhi t'u vendosë GPS partive politike se çfarë drejtimi do marrin sot dhe në të ardhmen

Analisti Plator Nesturi duke komentuar vizitën e Escobar në Tiranë tha se fokusi kanë qenë zgjedhjet në vend por edhe situata në rajon.

Nesturi: Shkrepesja është vota në deklaratat e Kim. U përmend Meta si ministër i Jashtëm i Berishës, unë nuk besoj që Escobar përmes Metës i ka bërë të fala Berishës. Ka pasur takime edhe me presidentin, edhe me kryeministrin dhe nuk ka pasur fare kuriozitet lidhur me këto takime. Gjithë vëmendja ishte te takimet me opozitën, së pari me Alibeaj si përfaqësuesi zyrtar i PD dhe me zotin Meta.

Takimi me Alibeaj tregon se SHBA e duan PD, nuk duan ta humbin, është një partner me të cilin kanë bashkëpunuar në 30 vite dhe nuk duan që kjo forcë politike të shkojë në duart e një non grata. Takimi me Metën ka qenë i lidhur me një testim që po bëhet lidhur me koalicionin. Vizita ishte për zgjedhjet por edhe rajonin. Escobar ka ardhur ti vendosë nga një GPS të gjithë partitë politike se nga cili drejtimi do të mbajnë nga sot dhe në të ardhmen.

ora e betit zgjedhjet e 14 majit

EMISIONET