Maliqi: Kush e sheh oligarkun Pëllumb Salillari të njoftojë familjen, se ka një muaj i humbur

Maliqi: Kush e sheh oligarkun Pëllumb Salillari të njoftojë

Kandidati për këshill bashkiak me “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi shkruan se kush e sheh në rrugë apo kudo, personin në kërkim, ish-fatorinon, oligarkun e Qeverisë, dorovitësin e kryebashkiakut Hajdar, Pëllumb Salillari, janë të lutur të njoftojnë familjen.

Ai shton se janë gjetur vetëm milionat që ka hedhur nëpër lokale, markete e shtëpira, me porosi të veçantë që të blihen votat për Hajdarin e tij peng.

Maliqi: Thirrje urgjente banorëve të Kuçovës, opozitës së Bashkuar dhe socialistëve të ndershëm: Kush e sheh në rrugë apo kudo, personin në kërkim, ish-fatorinon, oligarkun e Qeverisë, dorovitësin e kryebashkiakut Hajdar, Pëllumb Salillari, jeni të lutur të njoftoni familjen... sepse ka një muaj i humbur. Janë gjetur vetëm milionat që ka hedhur nëpër lokale, markete e shtëpira, me porosi të veçantë që të blihen votat për Hajdarin e tij peng. Ky i fundit është i shqetësuar se nuk i kanë mbetur më para për çakullin e gropave të rrugëve...

EMISIONET