Llatja në Godolesh: Ndihmojmë fermerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2023, 20:26
Kandidati i PS, njëkohësisht kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja zhvilloi një takim me banorët e fshatit Godolesh ku u kërkoi votën për të vijuar punët e mira nga bashkia.
"Kemi punuar këto katër vite. Problemi kryesor ishte rruga, kishim shqetësime me rrëshqitjet. I kemi bërë dot të gjitha? Jo. Dua mbështetjen tuaj për katër vitet e ardhshme në bashkinë e Elbasanit të vazhdojmë të bëjmë punë të mira. Kemi mbështetje të madhe të kryeministrit Rama për të bërë punë në qytet, në fshatra."