LIVE/ Opozita gati për rrëmujë pa Berishën, gardistët pushtojnë sallën, nisin shtyrjet e para! Bardhi i mërzitur: Ka 43 efektivë, asnjë deputet

Ditën e sotme në orën 10:00 do të jetë seanca e radhës plenare, e cila parashikohet të zhvillohet sërish mes kaosit.

Teksa sot pritet të miratohet nen për nen dhe në tërësi i buxhetit 2024, nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar se do të vijojë me zbatimin e aksionit të saj në Kuvend, me qëllim prishjen e seancës.

Për këtë arsye disa deputetë janë paraqitur një orë para nisjes së seancës, ku kanë p[publikuar dhe pamjet e asaj çfarë po ndodh brenda sallave të seancave plenare.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, thekson se në sallë 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda, ndërsa nuk ka asnjë deputet të mazhorancës.

“Ky nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës! Ora 09:00, asnjë deputet në sallë, por salla e seancave plenare ka plot 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda”, shprehet Bardhi përmes rrjeteve sociale.

Nuk dihet nëse ish-kryeministri Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti do të jenë të pranishëm, pasi u përjashtuan dje për 10 ditë nga Kuvendi, nga Sekretariati i Etikës.

Berisha një ditë më parë tha se “do të jetë një betejë pa kthim”, duke paralajmëruar sërish tensione.

PAMJET LIVE

EMISIONET