VIDEO/ Erion Veliaj merret në pyetje nga SPAK për dosjen e hetimeve. Me pranga në duar transportohet sërish në Durrës
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 20 Mars 2025, 11:49
Për herë të parë kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj po kerret ne pyetje nga Prokuroria e Posaçme.
Gazetari Edison Vatnikaj raporton se prej orës 10:00 Veliaj ndodhet brenda SPAK-ut ku po merret në pyetje nga agjentët e BKH-së dhe në prani të dy avokatëve të tij.
Kryebashkiaku i Tiranës mësohet se po jep shpjegime mbi hetimet e zhvilluara ndaj tij.
Pas deklaratave para hetuesve, Erion Veliaj ka lënë ambientet e SPAK-ut per t'u transportuar serish drejt paraburgimit te Durresit, aty ku po qendron i izloluar.