'Rrëzimi' i SPAK-ut nga PS/ Balliu: Qeveria përdor pushtetin si mburojë për të mbrojtur abuzimet e veta

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar lidhur me votimin e sotëm në Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut.
Ai e përshkroi këtë vendim si pasqyrën më të qartë të mënyrës se si përdoret pushteti nga qeveria, duke penguar drejtësinë dhe duke favorizuar individët që kanë abuzuar me besimin publik.
Balliu tha se vendimi tregon se qytetarët e zakonshëm përballen me pasoja, ndërsa pushtetarët mbrohen.
Ai gjithashtu falënderoi komunitetin ndërkombëtar për reagimin ndaj këtij akti, i cili cenon parimet e shtetit të së drejtës dhe vlerat euroatlantike.

