Kryeministri i shtatë në një dekadë/ Andy Burnham merr detyrën, Britania kërkon fundin e paqëndrueshmërisë

Andy Burnham nis sot mandatin si kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, duke marrë drejtimin e qeverisë në një periudhë me sfida të mëdha politike, ekonomike dhe sociale.
Lideri i ri laburist përballet me detyrën e rikthimit të stabilitetit pas një dekade ndryshimesh të shpeshta në udhëheqjen e vendit.
Burnham, i zgjedhur në krye të Partisë Laburiste, pritet të vizitojë Pallatin Buckingham për të njoftuar Mbretin Charles se do të formojë qeverinë e re, pas fjalimit të lamtumirës së Keir Starmer.
Në daljen e tij të parë si lider i laburistëve, Burnham premtoi një qasje të re në qeverisje dhe zhvillim në të gjitha zonat e vendit.
Prioritetet e tij të para lidhen me rikthimin e besimit te institucionet dhe lehtësimin e presionit që familjet britanike po përballojnë nga kostoja e jetesës.
Pas marrjes së detyrës, kryeministri i ri pritet të prezantojë kabinetin qeveritar. Në përbërjen e tij pritet të jenë Shabana Mahmood si kancelare dhe Louise Haigh si kancelare e Dukatit të Lancaster.
Mandati i ri i Burnham nis me sfidën për të bashkuar elektoratin dhe për të treguar se qeveria e re mund të sjellë stabilitet pas viteve të pasigurive politike.


