KUVENDI LIVE/ Balla mban fjalën, deputetët e PD rrethojnë foltoren: Uluni se s’më shohin në televizor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2023, 10:52
Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, ka marrë fjalën, disa nga deputetët e PD kanë qëndruar përreth foltores.
Balla i është drejtuar me ironi Luçiano Boçit duke i thënë: "Po kjo ça është? Ulu se nuk më shohin kolegët… dukeni si kustodio të foltores, me vërtetë jeni përfaqësues të foltores, por foltorja është e të gjithëve jo vetëm e juaja".
Më pas deputetët kanë ndezur edhe një aparaturë e cila krijon zhurmë akustike.