Kume: Opozita e përçarë, mazhoranca e gjithëpushtetshme, votuesit të votojnë, të mos ”tremben”
Në një intervistë me gazetaren Katerina Hysenllari në RTV Ora, eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume u shpreh se Opozita është e papërgatitur në këto zgjedhje.
Ai tha se mazhoranca ka të gjithë mekanizmat në funksion të garës zgjedhore dhe përvojën e gjatë, si dhe asetet e mëdha të pushteti që ka në dorë, ndërsa opozita ka grindjen mes vetes.
Kume: Opozita është e papërgatitur në këto zgjedhje. Mazhoranca ka të gjithë mekanizmat në funksion të garës zgjedhore dhe përvojën e gjatë, si dhe asetet e mëdha të pushteti që ka në dorë, ndërsa opozita ka grindjen mes vetes. Votuesit të shkojnë të gjithë të votojnë dhe të mos pranojnë që të marrin vendimet të tjerët. Shkoni votoni!

