Kryemadhi për Ramën: Çështjen "McGonigal" do ta zgjidhë drejtësia amerikane, kryeministri ka kaluar çdo limit

Deputetja e Partise se Lirise, Monika Kryemadhi, nga salla e Parlamentit tha se arroganca e kryeministrit Edi Rama ka kaluar çdo kufij, dhe se tashmë dhe vetë socialistët ndihen të përdorur dhe se u mungon respekti.

Ajo tha se sa i përket çështjes së McGonigal, do të jetë drejtësia amerikane ajo që do ta zgjidhë, pasi përfshirja e kryeministrit ka kaluar të gjitha limitet diplomatike.

“Fjalët tona këtu janë të tepërta. E gjithë filozofia e kësaj seance sot duhet të përmbyllet me një mendim të thjeshtë që këtu sot të kishim kryeministrin për të dhënë shpjegime. Ajo që dua të theksoj është se arrogance e tij ka kaluar çdo lloj kufiri. Kjo vjen edhe nga mendimet skizofrenike që ka për drejtimin e vendit. Edhe vetë socialistët ndihen të përdorur në kulm sepse respekti ndaj tyre është inekzistent.

Nuk përfaqësohen as në qeveri dhe as në grup parlamentar. Vetëm socialistët nuk përfaqësohen në politikat e tij. E kuptoj frikën dhe panikun që e kap kryeministrin prej zullumeve që ka bërë. Përgjegjësitë që ai ka marrë si kryeministër ka vendosur në pozitë të vështirë shtetin shqiptar. Uroj të mos na sëmuret kryeministri me 2 Mars dhe të mos vijë përsëri.

Frika e tij tregohet për mënyrën si ju keni ndërtuar strategjinë mbrojtëse duke pezulluar Komisionin Hetimor sepse keni shfuqizuar ligjin. Nuk dua të zgjatem shumë.

Dua të theksoj se kemi nevojë për një parlament funksional, por mbi të gjitha për institucione funksionale. McGonigal do zbardhet si çështje vetë nga Amerika, sepse përfshirja e kryeministrit tonë ka kaluar të gjitha limitet diplomatike, apo të një vendi partner”, tha Kryemadhi.

edi rama mcgonigal monika kryemadhi parlamenti

EMISIONET