Kryemadhi: Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Incineratorit

Kryemadhi: Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me vendimin e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Kryemadhi thekson se SPAK mori më në fund një veprim të kallëzuar nga partia që ajo përfaqëson që prej dy vitesh.

MESAZHI I KRYEMADHIT

SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve.

Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se:

1. Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve.

2. Të ndiqen paratë e vjedhura kudo  ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve.

Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj.

EMISIONET