KQZ prezanton platformën elektronike, Celibashi: Nuk i jep zgjidhje problematikave zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prezantoi këtë të mërkurë platformën elektronike, një projekt ky në kuadër të procesit zgjedhor të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se pavarësisht risive që sjell, sërish kjo platformë nuk i jep zgjidhje problematikave zgjedhore në vend.

"Kjo platformë nuk është mekanizmi që zgjidh të gjitha problematikat lidhur me raportimet e partive përsa i përket fushatave zgjedhore.

Platforma elektronike ka si qëllim të përmirësojë aksesin kur ka fluks informacioni.

Platforma do të jetë e përdorshme dhe funksionale nga tani e deri në vijim", u shpreh ndër të tjera, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

EMISIONET