KQZ lë PD-në jashtë 14 majit, reagon Bardhi: Celibashi shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike

KQZ lë PD-në jashtë 14 majit, reagon Bardhi: Celibashi shkeli

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ja reaguar menjëherë pas vendimit të KQZ-së për të mos pranuar PD-në e Alibeajt në Zgjedhjet e 14 majit.

Bardhi shkruan se Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor dhe shton se ai ka shkelur rëndë ligjin.

Bardhi: Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS.

E patolerueshme është përfshirja me shkrim dhe privatisht e KSHZ në një konflikt politik, duke shërbyer si zëdhënës i interesave politike. Vendimi i sotëm i Ilirjan Celibashit nuk ka asnjë lidhje me ligjin. Një njëri i shantazhueshëm nuk ka lidhje me ligjin dhe zgjedhjet!

EMISIONET