Korrupsioni shqiptar në FBI, Koka: Pikëpyetja është se kur do të dorëhiqet si kryeministër Rama?
Duke komentuar rolin e Shqipërisë në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, gazetari Bledian Koka deklaroi në "Ora e Betit" se pikëpyetja e vetme është se kur do ta japë dorëheqjen Rama si kryeministër.
Bledian Koka: A do të jetë Rama kryeministri i Shqipërisë? Kjo është pikëpyetja e madhe. Nuk ka më dyshime se çfarë ka bërë Rama dhe asierët e tij me dollarët që prodhohen nga korrupsioni shqiptar. Këtu vidhet për të mbajtur pushtet dhe mbahet pushtet për të vjedhur. Sot pyetja e vetme që duhet të ngrejmë është se kur do ta japë dorëheqjen Edi Rama? Kur do të nisë hetimi i institucioneve të atyre që konsiderohet drejtësia e re? Ishin këta njerëz që i bëjnë gjyqin Sali Berishës prej dy vitesh, i thonë është "non grata" se ka minuar demokracinë dhe nuk kemi një fakt.