Çaushaj: Për llogari të Nezës, McGonigal i kërkoi Ramës mos t'u japë leje licence për kërkimin e naftës kompanive ruse

Çaushaj: Për llogari të Nezës, McGonigal i kërkoi

Ndërsa Rama deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me Agron Nezën, gazetarja, Rezarta Çaushaj deklaroi në "Ora e Betit" se për llogari të tij, Charles McGonigal i kishte kërkuar kryeministrit shqiptar të mos japë leje licence për kërkimin e naftës kompanive ruse.

Rezarta Çaushaj: Për llogari të Nezës, Charles McGonigal, i ka kërkuar kryeministrit të mos japë leje licence për kërkimin e naftës kompanive ruse sepse këto dy subjekte Neza dhe Duçka kishin interes personal në marrjen e këtyre licencave. Angazhimi i këtyre elementëve nga kryeministri patjetër që ka edhe pjesën e shpërblimit që do tu jepte këtyre personave. Është prekur siguria amerikane. Është kompromentuar kryeministri shqiptar, ka kompromentuar raportet mes dy vendeve.

EMISIONET