Kolegji Zgjedhor nuk heq logon e partive dhe as emrin e Ilir Metës nga fleta e votimit

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e  koalicionit për të mos vendosur në fletën e votimit logon e partive përbri emrit të kandidatëve.

Në seancën e sotme Kolegji vendosi që logot e Partive dhe/ose të Koalicioneve do të qëndrojnë në fletën e votimit.

Po kështu Kolegji rrëzoi edhe kërkesën tjetër të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për të zëvendësuar emrin si drejtues të koalicionit duke vendosur emrin Sali Berisha në vend të Ilir Metës në përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak në të 61 bashkitë e vendit.

Trupa gjykuese për këtë çështje përbëhej nga Marsela Dervishi (Relatore) dhe anëtarët Esmeralda Xhili, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Manjola Xhaxho.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore kolegji zgjedhor

EMISIONET