"Koha për veprim!", Balliu: Protesta nesër është zëri i popullit, zëri i Zotit
Klevis Balliu, shef i organizimit të PD-së në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma tha se "Protesta nesër është zëri i popullit, zëri i Zotit".
Sipas tij "Ka ardhur koha që të flasin qytetarët, është koha për veprim."
Klevis Balliu: Nuk jemi Partia Demokratike se na e thotë një gjykatë, por sepse na e thonë qytertarët. Ne do të hyjmë në zgjedhje nuk shmangemi nga zgjedhjet. Nësë do të tentohet që të bëhet një garë midis Edi Ramës dhe Edi Ramës dhe të fitojë Edi Rama ne nuk do ta lejojmë. Protesta nesër është zëri i popullit, zëri i Zotit. Ka ardhur koha që të flasin qytetarët, është koha për veprim. Ky është një revolucion. Kjo është një protestë. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shpëtuar këtë vend. Duhet të bëjmë gjithçka për të shpëtuar këtë vend ose t'ia lëmë në dorë Shqipërinë dhe të ardhmen e vendit.