Koçi: Rama e ka detyrim ndaj publikut të shprehet për McGonigal, takimet në Tiranë ngrenë dyshime
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Ervin Koçi, gazetar u shpreh se argumenti që u dha sot në seancë plenare se Rama ka agjendë, e nuk mund të vijë, nuk qëndron.
Ai tha se vizitat që ka bërë ish-zyrtari i FBI-së në vendin tonë dhe me kryeministrin përkojnë me disa data që lënë shumë dyshime.
Koçi: Argumenti që u dha sot në seancë plenare se Rama ka agjendë, dhe nuk mund të vijë në kuvend, nuk është fort i qëndrueshëm pasi burimi i pushtetit të tij vjen nga parlamenti dhe nuk mund ta delegojë këtë çështje, sepse deputetët përfaqësojnë zgjedhësit. Kryeministri ka disa detyrime ndaj publikut. Rama duhet të ishte i interesuar për ta sqaruar këtë gjë.
Vizitat që ka bërë ish-zyrtari i FBI-së në vendin tonë përkojnë me disa data që lënë shumë dyshime. E para ka të bëjë me kohën kur u hap dosja Muzin. Duke parë datat dhe si janë hapur hetimet dhe si janë dërguar informacionet atje të marrë në Shqipëri, lënë vend për dyshime.