"Këtyre u shkon mendja për keq", Saimir Korreshi hap fjalorin për "orgjinë": Festa në nder të Perëndisë Dionis

Deputeti, Saimir Korreshi, e konsideroi absurd vendimin e Komisionit Etik për përjashtimin e 4 deputetëve me 10 dhe 5 ditë nga punimet e Kuvendit.

Duke u ndalur te zoti Berisha, Korreshi ju referua fjalorit të gjuhës shqipe për shpjegimin e fjalës orgji, ku tha se bëhet fjalë për një festë që bëhej në Greqinë e lashtë për nder të Dionisit, perëndisë së rrushit dhe të dëfrimit.

Nga ana tjetër ai shtoi se edhe tre deputetët e tjerë Noka, Paloka dhe Këlliçi nuk kishin kryer shkelje që të justifikonte përjashtimin e tyre.

Korreshi: Sekretariat turpi, sekretariat palaço. Mori vendim absurd për përjashtimi me 10 ditë të zotit Berisha dhe Noka dhe 5 ditë për zotin Paloka dhe zotin Këlliçi. Te materialet për Berishën kishin një video skandaloze të marrë nga facebooku i tij kur ai përmendte vetëm një fjalë "orgji McGonigal".

U thashë hapni fjalorin se çfarë do të thotë fjala orgji. Këta e kanë mendjen te e keqja. Nuk do të thotë asgjë më tepër se festa që bëhej për nder të Perëndisë Dionis. Kaq thotë fjalori shqip. Në atë seancë deputetu Berisha fillimisht është provokuar nga një deklaratë absurde nga Denaj ku i kërkonte komisionit të Etikës përjashtimin e tij. Video nuk tregon fare nëse Berisha është apo jo në ambjentet e parlamentit. Video nuk ka as ambjente parlamenti, as orar.

Nëse për togfjalëshin "orgji McGonigal" mund të dalin të gjithë, për atë çfarë ka thënë Edi Rama dhe gjithë të tjerët ai parlament duhet mbyllur dhe duhet hapur pas 100 vitesh. Së dyti për zotin Noka, i ka fryrë bilbilit. PS ka hyrë me daulle në parlamentin shqiptar. Këlliçi paska marrë mjete dhune, sëpatë dhe hanxhar janë mjete dhune, por doli që ishte stativ dhe ja ulën me 5 ditë. Me çfarë sysh e panë, me xham apo pa xham? Paloka vetëm se ka kaluar nga foltorja dhe ka shkuar në banjo. Këtu nuk ngrihesh dot në këmbë se merr karton të kuq.

Shteti si duket ka mbetur pa lekë, atje ku është fshehur Rama i duhen lekë dhe hajt t'ua heqim deputetëve, të heqim zërin opozitar. Po të heqim nja 20 deputetë vjen Rama në Kuvend.Po na dhunohet fjala e lirë.Ka tallje më të madhe se Rama që nuk vjen në Kuvend? Kontrollojini rrogën se mos i ka kaluar 100%. Kush nuk vjen në parlament i hiqen 150 mijë lekë. Kontrollojeni se mbase ja jep Lindita.

saimir korreshi perjashtimi i deputeteve orgji

EMISIONET