Këlliçi: Ulim koston e jetesës, plani im ka shqetësuar rivalët në zgjedhjet

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Tiranën, Belind Këlliçi, vijoi fushatën për 14 majin me takime në njësitë 3 dhe 4. Me qytetarët ndau detaje nga plani i tij për drejtimin e kryeqytetit që siç thotë i ka shqetësuar rivalët.

Belind Këlliçi po i zhvillon me praninë e mediave takimet elektorale për zgjedhjet vendore si tregues i parë i transparancës që premton nëse do të zgjidhet në krye të bashkisë së Tiranës më 14 maj.

Qytetarëve të njësive 3 dhe 4 në kryeqytet, u tha se rivalët janë shqetësuar nga projekti për transport publik falas dhe për ulje taksash.

Premton se për biznesin taksat dhe tarifat vendore që do të përgjysmohen apo zerohen pas 14 majit.

Në lagjet e njësisë numër 3 denoncoi dhe problematika të qytetit.

Oazet e gjelbra janë një tjetër premtim i kandidatit Bashkë Fitojmë për kryeqytetin.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET