Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij ankohen në GJKKO: Kontrolli i banesës i jashtëligjshëm dhe i dhunshëm

Erjola Hoxha, bashkëjetuesja e ish-zv.kryeministrit të Shqipërisë Arben Ahmetaj së bashku me këtë të fundit i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Posaçme (GJKKO), duke kërkuar shpalljen e jashtëligjshme të kontrollit të dy banesave të saj në zonën e Valamar në Hamallaj të Durrësit.

Hoxha dhe Ahmetaj pretendojnë se kontrolli ka qënë i dhunshëm dhe se duhej të merrej autorizim nga Kuvendi për të ushtruar kontrollin.

Erjola Hoxhës, SPAK dhe BKH, i kanë bllokuar një aparat telefonik, dhe 40 mijë euro.

Erjola Hoxha është person i lidhur me Arben Ahmetaj dhe duhej patjetër të merrej leja në Kuvend për kryerjen e kontrollit të banesës.

Të njëjtën kërkesë ka depozituar në gjykatë dhe ish-gruaja e Ahmetaj, Albina Mançka, të cilës BKH i kontrolloi një aparat telefonik.

arben ahmetaj elton qyno gjkko erjola hoxha albina mançka

EMISIONET