Këlliçi takime në Kongresin Amerikan: Biseduam për zgjedhjet lokale dhe korrupsionin në Shqipëri

Këlliçi takime në Kongresin Amerikan: Biseduam për

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan John Moolenar.

Në një njoftim të shkurtër përmes rrjeteve sociale, Këlliçi ka bërë me dije se në takim është diskutuar në lidhje me zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe rëndësinë që ato kanë për vendin, korrupsionin dhe aktualitetin politik në vendin tonë.

"Sot pata një diskutim shumë pozitiv me kongresmenin John Moolenar të Miçiganit lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale në Shqipëri dhe rëndësinë që kanë ato për të ardhmen e vendit.

Gjithashtu, diskutuam për korrupsionin dhe aktualitetin politik të Shqipërisë, për të cilat ndamë pikëpamje të përbashkëta.

Këtë javë ndodhem në Washington DC për të zhvilluar takime të tjera me faktorë të politikës amerikane.

Prandaj ju ftoj të jepni komentet tuaja në lidhje me çështjet që ju shqetësojnë dhe që mund t’i diskutojmë me miqtë tanë në SHBA!", shprehet kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Belind Këlliçi.

zgjedhjet 14 maji belind këlliçi 14 maji kongresi amerikan

EMISIONET