Berisha: McGonigal drekonte me politikanë, prokurorë e gjyqtarë të inkriminuar
Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për media u shpreh se drejtësia në Shqipëri është nën kthetrat e Edi Ramës. Berisha deklaroi se McGonigal drekonte e darkonte jo vetëm em politikanë të inkriminuar, por dhe me gjyqtarë, prokurorë.
"Kjo aferë është një aferë e tmerrshme për të cilën normalisht duhet të fliste drejtësia, por ajo është nën kontrollin e plotë të partisë së krimit, drejtësia është këtu nën kthetrat e Edi Ramës. Dje, deputeti Bardhi dërgoi padi. Përgjigja ishte zhvejkiane: na sill aktpadinë.
Nuk mjaftojnë për SKAP-in e partisë e gjithë kjo mori e pafundme e të dhënave të shtypit botëror dhe shqiptar, por duhet të gjejë Gaz Bardhi aktpadinë, që ta lexojë SKAP-i i partisë.
Drejtësia është pjesë e kësaj dosje, pasi McGonigal drekonte dhe darkonte jo vetëm me politikanë të inkriminuar si Taulant Balla, por edhe me gjykatës, prokurorë, merrej edhe me veting, ku të dëshironte Edi Rama”, tha Berisha.