A do të jetë paqësore protesta e 11 shkurtit? Meta: Do të jetë një uragan, Rama të nxjerrë kartelën
Kreu i PL-së Ilir Meta në një deklaradë për media tha sot se protesta e 11 shkurtit do të jetë një uragan i vërtetë
"Të jeni e sigurt se kjo qeveri është rrëzuar prej kohësh por kishte korruptuar e shantazhuar ish-lidershipin e opozitës. Prandaj dhe vazhdon si kalbësirë që bie vetëm era korrupsion, pabesi, antishtet, antiçështje kombëtare. Asnjë gjë nuk është e rastësishme nga këto e prodhon vetëm varfëri.
Kemi rënë dakord me zotin Berisha që në 11 shkurt ora 12:00 Shqipëria të buçasë. Protesta do të jetë një uragan i jashtëzakonshëm, besoj se shqiptarët e kanë të qartë se kush i ka qeverisur deri tani. Unë ju kam thënë se ky ka rrethana lehtësuese se ka kartelë, ta nxjerrë kartelën dhe mudn të ketë rrethana lehtësuese. Të tregojë dhe bashkëpuntorët e tij.
Ndryshimin në Shqipëri ai nuk e ndal dot. Nëse dëshiron të përballet me ndryshimin, gati na ka në çdo kohë," tha Meta.

